Diplomati i njohur për SYRI.net: Opozita në kauzë të drejtë, zgjidhja është largimi i Ramës

Diplomati i njohur Agim Nesho, në një intervistë për Syri.net përballë gazetarit Alex Xhelili, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend dhe reagimet e faktorit ndërkombëtar.

Ish ambasadori i Shqipërisë në OKB është i mendimit s, faktori ndërkombëtar po "godet" opozitën në mënyrë që ti japë mesazhin qeverisë, ndërsa shtoi se opozita është në kauzë të drejtë dhe duhet të heqë komplekset nga vetja.

"Me sa kuptoj unë nga ana diplomatike, ata kërkojnë të jenë pala e tretë në negociata, dhe duke goditur opozitën, ajo që populli beson se do të kthejë demokracinë, kërkon të japë mesazhet e saj.

Ky është një mesazh, ndaj opozitës që është bërë faktor tani, ne do jemi ndërmjetësit.

Zgidhja është largimi i kryeministrit. Zgjedhjet e fundit janë ilegjitimuar/ E ka provuar edhe prokuroria me përgjimet e saj.

Opozita është në rrugën e saj. Duhet të heqi komplekset se është në kauzë të drejtë.

Nuk ka rrugë tjetër. Rama nuk i zhvillon dot zgjedhjet. Është provuar", tha ndër të tjera diplomati Nesho.