‘Paqe’ në Liverpool - Bajern, kualifikimi vendoset në Gjermani

Ka përfunduar në “paqe” super dueli në “Anfield” ndërmjet Liverpoolit dhe Bajernit të Mynihut.

Ndeshja e parë e vlefshëm për 1/8-at e Champions Leagues ka përfunduar u ndal në barazim pa gola ndërsa të dy skuadrat kishin rastet e tyre për shënim por pa mundur të dërgonin topin drejt rrjetës.

Vendasit e Liverpoolit, ishin më kërkues në fazën ofensive, ku krijuan disa mundësi të mira shënimi, por pa arritur të mposhtnin portierin Manuel Neuer.

Pavarësisht rezultatit jo të favorshëm nga ndeshja e parë, Jurgen Klopp vendosi të mos i japë asnjë minutë Xherdan Shaqirit, i cili në të kaluarën ka veshur fanellën e Bayern Munich.

Ndeshja e kthimit në “Allianz Arena” do të luhet më 13 mars dhe do të jetë vendimtare për skuadrën që do të kualifikohet në çerekfinale.