Lefter Koka nuk djeg mandatin/ Malltezi: Firmosi aferën 178 mln euro e tani hedh 'vallen e Ramës'

Deputeti i LSI-së konfirmoi gjatë ditës së sotme se, nuk do të djegë mandatin e deputetit, pavarësisht se grupi parlamentar ku bën pjesë vendosi unanimisht pro.

Në arsyetimin që vetë Koka jep, theksohet se, “ky nuk është një vendim thjeshte i Lëvizjes Socialiste për Integrim por i Saliut”.

Por ndryshe mendon anëtari I Kryesisë së PD-së, Jamarbër Malltezi.

Përmes një postimi në Facebook, ky I fundit shprehet se, firma që Lefter Koka ka hedhur në aferën 178 milionë euro të inceneratorëve, në atë kohë minister Mjedisi, e detyron të hedhë tani “vallen e Ramës” siç e quan ai.

“Shembulli tipik i qeverisjes: Blerja ose shantazhi. Këtij hallexhiut i deklarova 14 muaj më parë “Pendohu, bëhu dëshmitar i drejtësisë” lidhur me aferën kriminale të inceneratorëve ku Rama-Ahmetaj po përlajnë 178 milionë euro, por Teri ka firmos për këtë aferë dhe tani do hedhë vallen sipas Ramës. 14 muaj që qeveria i fshihet debatit për inceneratorët! Çfare halli i madh i ka zanë?”, shkruan në Facebook Jamarbër Malltezi.