Takimi me Engel, Spahiu: I pazëvendesueshëm, për angazhimin e pakursyer për çështjen shqiptare

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Intergim Përparim Spahiu ka ndarë me ndekësit e tij në facebook momentin e takimit te tij me Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të SHBA Eliot Engel,

“Në pak minuta bisedë, komfirmon se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është i rrezikshëm, duke e përjashtuar si kusht të bisedimeve”!, shkruan Spahiu në një shenim në faqen e tij në facebook.

Ja postimi I tij i plotë:

Bisedë e shkurtër me mikun e të gjithë shqiptarëve, Eliot Engel, Kryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme të SHBA.

I pazëvendesueshëm, jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, por veçanërisht për angazhimin e tij të pakursyer për çështjen shqiptare në momentet më të vështira historike për kombin, çlirimin e pavarësinë e Kosovës dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO.

Në pak minuta bisedë, komfirmon se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është i rrezikshëm, duke e përjashtuar si kusht të bisedimeve!