Mafia shqiptare po shkatërron rregullat e tregtisë së drogës

Shkruan Anna Sergi

Gjatë muajve të fundit, në mos viteve, media britanike ka botuar deklarata të autoriteteve të zbatimit të ligjit për një rritjen e kriminalitetit kompleks nga ana e grupeve të krimit të organizuar shqiptar, të cilave iu referohen shpesh si ‘mafia shqiptare’.

Këto banda kanë qenë lidhur specifikisht me trafikun njerëzor nga Ballkani dhe me rritjen e dhunës në botën e trafikut të drogës. Këto grupe duket se kanë fituar terren sidomos, por jo vetëm, në tregun e kokainës.

Raportimet nga Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) thonë se ndërsa grupet shqiptare përbëjnë vetëm një përqindje të vogël (0.8%) të krimit të organizuar në Britani, ata luajnë një rol disproporcionalisht të madh në tregun e kokainës në vend.

NCA ka konfimuar edhe se angazhimi i këtyre bandave në trafikun njerëzor është veçanërisht shqetësues dhe se ai përfshin kryesisht viktima nga Shqipëria apo vendet fqinjë, zakonisht të joshur për të udhëtuar drejt Britanisë me premtime të rreme për punë.

Teksa nuk ka fakte për të vërtetuar se grupet e përfshirë në tregtinë e drogës, veçanërisht kokainës, janë të njëjtat grupe të trafikut njerëzor, autoritetet nuk ngurrojnë të flasin për grupet kriminale shqiptare si rrjete shumë-krimësh që kryejnë një rang të gjerë shkeljesh të rënda penale.

Pa injoruar varguan e viktimave të trafikut njerëzor apo analizat e agjencive të inteligjencës për të tregtinë e drogës, ajo çka po dëshmojmë këtu është një tjetër shembull se si krijohet, ndërtohet e përjetsohet miti.

Në këtë rast është ‘miti i mafias’, një konstruksion specifik i një bote të paligjshme kur etniciteti është karakteristika e parë e një ‘tjetre’ që sjell frikë nga njëra anë dhe nga ana tjetër adhurohet.

Miti i mafias shpesh lidhet me grupe kriminale më të mirëorganizuar, të tillë si mafia italiane, ruse dhe japoneze.  Kur këto grupe thirren me emrat e tyre specifikë, si ‘cosa nostra’ siciliane (apo italo-amerikane), ‘ndrangheta’ kalabreze, ‘bratva’ ruse apo ‘yakuza’ japoneze, të përbashkët kanë faktin se evokojnë imazhe organizatash sekrete, të përfshira në krime, dhunë e korrupsion. Këto organizata duket se janë ndërtuar në tradita, norma, vlera dhe rite që i kanë rrënjët në kombësinë e individëve brenda tyre.

E kështu ndërsa krimi i organizuar është kryesisht një treg fenomenesh të bazuar në aktivitete (trafik njerëzish apo droge, për shembull), kur lexojmë për mafiat shpesh, nëse jo gjithmonë, referenca është etniciteti: italianët, rusët, kinezët, japonezët, turqit dhe tani shqiparët. Etiketa e mafias shpesh vihet mbi grupe të mbyllur etnikë që kanë një kulturë të bazuar te nderi dhe janë veçanërisht të lidhur me strukturat e familjes, të tilla si Kanuni shqiptar.

Puna e shkëlqyer në terren e kryer nga akademikë, përfshirë intervista me shkelëz ligjesh, raste gjyqësore dhe sfond etnografik ka treguar tashmë se si grupeve kriminale shqiptare iu mungon koordinimi kur veprojnë jashtë vendit, si në SHBA, Kanada, Australi dhe Britani. Në shumë raste, ato nuk kanë lidhje direkt me grupet kriminale të vendit të tyre të origjinës.

Të bashkuar?

Shqiptarët që operojnë në tregun ilegal të drogës punojnë edhe me grupe të tjera, si klanet e ’ndranghetas. Ndërsa është sigurisht e mundur që disa kriminelë shqiptarë të kenë akses direkt te prodhuesit e drogës (sidomos kokainës) në vende të tilla si Bolivia e Peruja, këto grupe janë kryesisht të lidhur me shpërndarjen në vend të trafikimit të drogës. Kjo do të thotë se ato shpesh kanë të bëjnë me kokainën pasi ajo arrin përmes porteve të hyrjes dhe mbështeten në marrëveshje me ato grupe që drejtojnë trafikun e vërtetë, si për shembull klanet kalabreze.

Ka konfuzion gjerësisht të përhapur rreth rolit të trafikuesve dhe atyre që shpërndajnë drogë pasi ajo hyn në një vend. Dhe kjo është e kuptueshme, është një rrjet kompleks. Por ata që marrin drogën dhe e shpërndajnë në shitësit e tjerë, brenda apo jashtë rrjetit të tyre, janë gjithashtu më të ekspozuarit dhe përballojnë rreziqe më të mëdha. Këta janë ata që shpërndajnë drogën dhe e shpërndajnë shpejt, edhe kur kjo nënkupton operimin përmes indimidimit dhe dhunës kur përballen me banda rivale që tregtojnë produkt të njëjtë apo të ngjashëm.

Rrjetet shqiptare referohen shpesh si operatorë veçanërisht të besueshëm të zinxhirit. Por rëndësia e tyre përfundimtare në botën e drogës duhet të vihet në pikëpyetje. Ndërsa dukshëm të rëndsishëm, ata ende varen nga trafikantët që gjejnë të parët burimin e drogës dhe organizojnë transportin e saj.

Në një farë mase, idea e një mafieje shqiptare globale tepër të organizuar mbetet një mit që krijon stereotipe negative për diasporën shqiptare, si dhe armiqësi brenda saj. Ajo gjithashtu nuk kap sensin që bota kriminale globale shpesh është një kombinim i strukturave komplekse të oportunitetit dhe një ekuilibër delikat rolesh të ndryshëm të cilët luhen nga një larmi e madhe individësh. Kombësia e përbashkët mund të ndikojë apo të lehtësojë punë deri në një farë mase, por sigurisht që nuk e krijon atë.

*Profesore e Kriminalogjisw nw Universitetin e Essex-it

Përgatiti: SYRI.net