VIDEO/ Terrori i policisë vazhdon, shoqërohet protestuesi tek ‘Astiri’

Policia e Tiranës ka shoqëruar në Komisariatin numër 6 një nga protestuesit tek zona e Astirit, banesat e të cilëve preken nga projekti i Unazës së Re.

Efektivët e komisariatit numër 6 kanë shoqëruar Lutfi Kastratin, pasi sipas policisë ka bërë thirrje në protestë që të goditen me armë forcat e policisë.

Në mbështetje të banorit të zonës së Asirit para komisariatit numër 6 janë të pranishëm disa banorë si dhe deputetë të PD që kërkojnë lirimin e tij.

Kujtojmë se banorët e zonës së Asitrit po protestojnë për më shumë se 3 muaj duke kundërshtuar prishjen e shtëpive të tyre si pasojë e projektit për Unazën e Re.

Aktualisht punimet në lotin e parë të Unazës janë pezulluar pas zbulimit të megaskandalit, ku kompania fituese kishte falsifikuar dokumentet për të përfituar tenderin e ndërtimit.