VIDEO/ Protesta në Lezhë, policë të armatosur tentojnë të largojnë protestuesit

Është tensionuar situata në Lezhë, teksa qytetarë dhe mbështetës të PD kanë bllokuar rrugën dhe thonë se nuk do lejojnë eskortën e Ramës të kalojë.

Kryeministri Edi Rama ka planifikuar sot një aktivitet në Pukë.

Protestuesit kanë dalë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër ku pritet të kalojë kreu i qeverisë. Mësohet se në vend ka shkuar edhe Drejtori i policisë  së Qarkut Ferdinand Mara.

Në pamjet e siguruara nga BW shihen punonjësit e policisë të armatosur dhe u bëjnë thirrje protestuesve me megafon se bllokimi i rrugës përbën vepër penale, por qytetarët thonë se vepër penale përben qeveria e korruptuar.

Protestuesit thërrasin në kor “Rama ik” dhe thonë se nuk do largohen nga rruga.