Djegia e mandateve, Basha takon Nishanin, kreun e Këshillit Kombëtar të PD

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar sot me kryetarin e Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishanin lidhur me vendimin unanim të marrë nga Grupi parlamentar demokrat dje për djegien e mandateve të deputetit.

Takimi bëhet për zyrtarizimin e këtij vendimi sipas statutit të kësaj partie, pasi vendimi thelbësor mbetet ai që deklaroi dje kreu i PD-së, Basha, që Grupi  “vendosi unanimisht djegien e mandateve parlamentare të Partisë Demokratike në Kuvendin e dalë me votat e krimit dhe mafias në zgjedhjet e manipuluara të 25 qershorit 2017.  Grupi parlamentar i Partisë Demokratike autorizoi Kryetarin e Partisë të ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me statutin e Partisë Demokratike të Shqipërisë.”