VIDEO/ Shehi-ndërkombëtarëve: Merruni me Ramën, tani jemi qytetarë të lirë

I ftuar në  “ABC News”, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka komentuar sërish djegien e mandateve nga opozita. Deputeti i opozitës u ka bërë thirrje ndërkombëtërëve që është më mirë te merren me qeverinë dhe jo me opozitën.

“Të huajt ta mendojnë mirë këtë punë sepse me ne nuk kanë më me çfarë të merren. Tani nuk kanë si të na thërrasin sepse tani ne jemi qytetarë të lirë. Ata tani mund të thërrasin ata që u ka ardhur radha me u thërrit, qeverinë më të korruptuar. T’i thërrasin dhe t’u kërkojnë përgjegjësi këtyre zotërinjve. Nuk kanë me çfarë merren me ne.  Dhe maksimumi me ne mund të flasin për Kodin Zgjedhor. Edhe pa mandatet tona ato ligje mund t’i votojnë ata që janë në Parlament”, u shpreh Shehi

Kryetari I LZHK-së komentoi më tej edhe arsyet përse çuan në këtë vendim të opozitës.

“Djegia e mandateve është bërë për t’i hedhur dru këtij zjarri të madh popullor. Moralisht nuk ka më rëndësi kjo punë. Ligjërisht mund të funksionojë institucioni i tij por moralisht ky Parlament ka rënë. Këtu janë bërë votime jashtë rregullave parlamentare dhe kushtetuese. Ky e zhvlerësoi fare institucionin e votës”, deklaroi Shehi.