Rama krahason PS-në me Juven, gazetari e 'kap mat': Bleu ndeshjet dhe ra nga kategoria

Vijojnë reagimet në adresë të kryeministrit Edi Rama, I cili pak mnuta më parë, përmes një postimi në Twitter, krahasonte PS-në me Juventusin.

Pas Petrit Vasilit, reagimi I rradhës vjen nga gazetari I njohur Ilir Babaramo.

Edhe ky, njësoj si zyrtari I lartë I LSI-së, I kujton kryeministrit “vjedhjet” e kampionëve të Italisë.

Postimi I Ilir Babaramos:

Rama dhe Mogi

Nuk durohet më Juventusi, të anullohet kampionati, thotë Rama me ironi për vendimin e deputetëve të opozitës për të djegur mandatet.
Në fakt kam 30 vjet që nuk shkoj në stadium, por për një gjë jam i sigurtë se çfarë i ka ndodhur Juventusit thuajse dhjetë vjet më parë. Kishte blerë, ndeshjet arbitrat. Në mos gabohem skandali quhej Calciopoli. Kishte plot përgjime që u bënë publike. Kampionati nuk u anullua. Juventusit i hoqën titullin dhe e zbritën në kategorinë e dytë.