Icardi te Juventusi? Presidenti i Interit jep këtë përgjigje zyrtare

Presidenti i Interit, Steven Zhang ka hedhur poshtë çdo mundësi për transferimin e Icardit drejt Juventusit.

“Nuk do ta shesim kurrë Icardin te Juventusi. Ne besojmë që do të vazhdojmë bashkëpunimin me argjentinasin” theksoi Zhang pas takimit me zyrtarët e lartë të ekipit italian", tha fillimisht ai.

"Synimi ynë është që të ndihmojmë të rritet Interi, por edhe futbolli italian e ai botëror, ndaj jemi të interesuar që të mbajmë futbollistët tanë më të mirë. Shumë shpejt do të ketë edhe një ofertë rinovimi për Mauro Icardin”, deklaroi Zhang.

Kujtojmë që heqja e shiritit të kapitenit dhe mos grumbullimi i tij në ndeshjen me Rapidin e Vjenës, kanë shtuar skenarët të një largimi të mundshëm të Icardit nga “San Siro”.

Kohët e fundit në mediat italiane po përflitet një transferim i mundshëm i argjentinasit tek skuadra e Juventusit por deti tashmë nuk ka asnjë lëvizje zyrtare duke lënë gjithçka nën hijen e dyshimeve.