'Përse opozitarizmi im, është një rrugë pa kthim'/ Sot në mbrëmje rrëfimi i Monika Kryemadhit

“Përse opozitarizmi im, është një rrugë pa kthim…”. Kjo është tema e cila do diskutohet mbrëmjen e sotme në studion e “360gradë” të Artur ZHEJI-t, me të ftuar Kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Kryemadhi është në krye të partisë së dytë më të madhe opozitare në vend tashmë prej më shumë se një viti, duke e përcaktuar vijën e saj opozitariste me forcë dhe vendosmërë.

Ajo ka ditur të shuajë çdo hatër-mbetje ndërmjet Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste, mbas ftohjes së skajshme të vitit zgjedhor 2017, kur LSI, u vendos në mes të trysnisë PD –PS, pas marrëveshjes së 17-18 Majit.

Protesta e 16 Shkurtit, ishte ndoshta sprova e parë dhe e fortë e ngjizjes së Koalicionit PD-LSI dhe në përgjithësi, të të gjithë atij që quhet Fronti Opozitar. 

Pse Kryemadhi mbiquhet një opozitare ‘radikale’? 
Çfarë ndodh nëse digjen mandatet si propozoi kryetari i PD, Lulëzim Basha? 
Përse ajo deklaratë, që nëse nuk largojmë Ramën, duhet të largohemi nga politika unë dhe Lulëzim Basha? 
Çfarë do të ndodhë në protestën e të Enjtes që vjen? 
Si i gjykoni arrestimet e natës së 16 Shkurtit, pas protestës? 
Kryeministri gjykon se ju dhe Basha, po kërkoni të destabilizoni vendin, nga frika e Reformës në Drejtësi, përse Rama ndjehet i imunizuar nga kjo Reformë? 
Si e gjykoni, mitingun e Ramës në Vlorë? A është Vlora kështjellë zgjedhore e kryeministrit?

Këto janë disa prej pyetjeve që do të marrin përgjigje sot në ora 21:00 në “360 Gradë”.