Liverpool lajm të madh për Shaqirin para ndeshjes kundër Bajernit

Ditën e martë në orën 21:00 skuadra e Liverpoolit do të përballet me Bajernin në ndeshjen e parë të vlefshme për fazën çerekfinale të Champions Leagues.

Klopp ka theksuar në konferencë për shtyp se Shaqiri dhe Wijnaldum janë në dispozicon të ekipit, por nuk është i sigurt për Lovren.

“Dejan do të duhet të testohet”, tha Klopp, i cili deklaroi se Gini Wijnaldum dhe Xherdan Shaqiri janë në dispozicion pas lëndimeve të fundit.

“Dje kemi pasur një seancë dhe pas kësaj ne duhet të shohim se si reagon ai sot në stërvitje. Dejan, në fakt duhet të pres deri në minutat e fundit nëse ka një shans apo jo”, përfundoi ai.