Djegia e mandateve/ Basha mbledh aleatët

Pas takimit me kryetaren e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, Kreu i PD-së Lulzim Basha po zhvillon një takim me partitë aleatë.

Në selinë blu kanë mbërritur kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule si dhe kreu i PDK-së Nard Ndoka.

Takimi vjen pas marrjes së vendimit me vota unanime të deputetëve të PD-së për të djegur mandatet një kërkesë kjo e bërë nga Basha.