PD vendim unanim për djegin e mandateve/ Ja hapat e radhës

Ka qenë vendim unanim nga të gjithë deputetët e PD-së, propozimi i bërë nga kreu demokrat Lulzim Basha.

Në fund të mbledhjes së grupit parlamentar të gjithë deputetët kanë votuar në mënyrë unanime për të lënë mandatet.

Pas deklarimeve publike pro kërkesës së Bashës, tani është votuar edhe në grupin parlamentar.

Vendimet e marra në grupin e PD:

1. Unanimisht votohet pro djegies së mandateve, pavarësisht diskutimeve në parim.

2. Të mandatohet kryetari Lulzim Basha të mbledh Këshillin Kombëtar për marrjen e vendimit përfundimtar.

3. Të ngrihet një grup pune për teknikalitetet. Propozim për KK: Gazmend Bardhi, Oerd Bylykbashi, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Ivi Kaso.