Mourinho preferon Francën: E shoh veten trajner në Ligë 1

Jose Mourinho, pavarësisht të gjitha kritikave për të, është konsideruar si një nga trajnerët më të mirë në botë.

Portugezi momentalisht është pa skuadër pasi u shkarkua nga posti i trajnerit të Manchester Unitedit në dhjetor.

Së fundmi Mourinho ka refuzuar një ofertë për ta marrë drejtimin e Benficas, klubit me të cilin e nisi karrierën e trajnerit.

Ai është shprehur se dëshiron të përjetojë eksperienca të reja në kampionate që kurrë nuk ka shkelur.

“Mund ta parafytyroj veten si trajner në Francë, në Ligë 1. Unë jam njeri i cili ka punuar në katër vende të ndryshme. Më pëlqen t’i njoh kulturat tjera”, tha Mourinho.

“Të punoj në një kampionat të ri do të ishte fantastike për mua”, shtoi ai.

Ai shpreson se shumë shpejt do t’i vijë mundësia për të punuar sërish si trajner.

“Tani për tani jam i qetë, po përpiqem të jetoj më mirë me familje dhe miq dhe të punoj në qetësi me shpresë për një mundësi për t’u kthyer në futboll”, theksoi ai.