Meta, i Ftuar Nderi në Konferencën e ‘Shoqatës Gjermane për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme’

Kreu i Shtetit shqiptar po zhvillon një vizitë në Gjermani.

Presidenti Meta në Berlin është i ftuar nderi së bashku me Presidenten kroate Znj.Kolinda Grabar - Kitaroviç në Konferencën Vjetore të Shoqatës Gjermane të Ndërmarrjeve të Vogla dhe të Mesme.

Në këtë Konferencë marrin pjesë 3500 përfaqësues të biznesit gjerman dhe atij ndërkombëtar.