Perez nis operacionin për blerjen e Milinkovic-Savic

Sergei Milinkovic-Savic do të jetë një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton e ardhshme të verës dhe për Lazion do të jetë e vështirë ta mbajë ende në skuadër e për më tepër nëse përfundon në shënjestrën e Real Madridit.

Klubi spanjoll e shikon fantazistin serb si përforcimin ideal të mesfushës, që pritet të ndryshojë sezonin tjetër te “merengues”.

Toni Kroos ose Luka Modric mund të largohen nga Reali dhe Florentino Perez është gati të nisë operacionin për 23-vjeçarin, i cili ka një kontratë deri në vitin 2023.