Interi nis bisedimet me Manchester United për sulmuesin

Alexis Sanchez po luan sezonin e fundit te Manchester United. Klubi anglez po përgatitet që ta shesë sulmuesin në verë.

Paga e lartë dhe performanca e tij e dobët, ka bërë që trajneri Solskjaer të kërkojë shitjen e kilianit.

Interi është i gatshëm që të paguajë 50 milionë euro për transferimin e Sanchezit.

Skuadra italiane ka filluar bisedimet me Manchester United për transferimin e kilianit, ndërsa marrëveshja mund të mbyllet në fund të këtij sezoni.