Ambasadori austriak ndryshon menjëherë postimin ne Twitter

Ambasadori austriak Johann Sattler është bërë protagonist ditën e sotme me disa qëndrime jo të përshtatshme për një diplomat që përfaqëson një mik tradiocional të Shqipërisë sic është Austria.

Më herët, gjatë ditës, ambasadori Sattler postoi një reagim totalisht të njëanshëm lidhur me protestën e djeshme masive të opozitës dhe qytetarëve shqiptarë.

Më konkretisht z. Sattler shkruante:  

Shqipëria shfaqet në lajmet e mbrëmjes në Austri 3-5 herë në vit. Dje ishte një rast i tillë - me temë kryesore dhunën. Ishte një prezantim i forcës së qytetarëve të përkushtuar deri sa fluturuan gurët. Mundësi e humbur. Sjellje jo e rrallë për cdo opozitë në vend.

#Albania hits the Austrian evening neës 3-5 times a year. Y'day ëas one such case - unfortunately - ëith the main topic of violence. Ëas a great shoë of strength of engaged citizens till the stones fleë. Ëasted opportunity. Btë, behaviour not unique to the current opposition.

Por reagimet që pasuan pas kësaj deklarate, sidomos nga ish-ministri i drejtësisë Ylli Manjani, e kanë “shtrënguar” ambasadorin që të ndryshojë postimin e tij.

Në postimin “e korrigjuar”, ambasadori Sattler, për të justifikuar njëanshmërinë e tij, bën fajtore median, e cila sipas tij, e ka marrë në mënyrë të gabuar postimin e parë.

Ja mesazhi “i korrigjuar” i ambasadorit austriak:

 

Meqenëse shumica e mediave e kanë kuptuar gabim: kjo sjellje nuk është unike për opozitën AKTUALE (jo nga). Për fat të keq, koha e çmuar në rrugën drejt BE-së është humbur nga veprimet e njëpasnjëshme dhe të papërgjegjshme të opozitës për 20 vitet e fundit.

Since most media got it ërong: this behaviour is not unique TO (not by) CURRENT opposition. Unfortunately precious time on EU path has been lost by consecutive, irresponsible opposition actions last 20 years.