E papritur në Serie A/ Torino ndalon Napolin, ndihmon ‘kushërinjtë e urryer’ për titullin

Napoli nuk ka mundur të marrë më shumë se një pikë në shtëpi, duke barazuar 0-0 me Torinon, e cila indirekt i bën nder Juventusit në garën për titullin kampion në Serie A.

Pas barazimit 0-0 me Fiorentinën, skuadra e Carlo Ancelottit përsërit të njëjtin rezultat edhe me Torinon.

Napoli tentoi me të gjitha forcat për të shënuar golin që do t’i siguronte tri pikë, por nuk arriti ta gjejë.

Në këtë ndeshje nga fillimi luajti më në fund mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, i cili nuk po ka shumë minuta me trajnerin e ri, Ancelottin.

Pas këtij barazimi, diferenca tani mes Juventusit dhe Napolit është shumë më e madhe dhe duket se ka përfunduar gjithçka sa i përket titullit.

Juventusi tani ka 13 pikë më shumë se Napoli, 66 me 53.