FOTO/ Kjo është java e Teutës, ja si ndryshon renditja e Superligës

Me ndeshjet Flamurtari-Skënderbeu dhe Tirana-Luftëtari, Kategoria Superiore mbylli ditën e sotme javën e saj të 22-të, dhe tabela e renditjes merr një formë mjaft interesante.

Partizani mbetet në vendin e parë, me 46 pikë, ndërsa e dyta ngjitet Teuta me 39 pikë, -7 nga kryesuesit e kuq.

Me 38 pikë, zbret në vendin e tretë Kukësi, pasi Teuta e mundi në sfidën direkte.

Laçi i rimerr sërish vendin e katërt Skënderbeut. Kurbinasit gjenden me 34 pikë, ndërsa pas fitores së Flamurtarit ndaj korçarëve, barazohen në vendin e pestë dhe të gjashtë, të dyja me nga 33 pikë.

Tirana me barazimin ndaj Luftëtarit, mban në 3 pikë diferencën me gjirokastritët, dhe tashmë ekipi i Memës mban vendin e shtatë me 25 pikë, ndërsa bluzinjtë të tetët me 22 pikë.

Kastrioti mundi në finalen e mbijetesës Kamzën, duke e lënë me 16 pikë në vendin e fundit, ndërsa ekipi i Devollit shpreson sërish, teksa gjendet i parafundit me 19 pikë.

Në tabelën e mëposhtme mund të shihni renditjen e Superligës pas përfundimit të javës së 22-të.