VIDEO/ Vetëm 11 minuta dhe Kristaj Abazaj bëhet heroi i Osijekut

Kristal Abazaj i rilindur. Vetëm gjatë kësaj jave, sulmuesi u huazua nga Anderlehti tek Osijeku në Kroaci.

Në ndeshjen e javës së 21-të në Kroaci, Abazaj e nisi nga stoli, dhe u fut në fushë në minutën e 57-të.

Dhe, pas vetëm 11 minutash, gjeti menjëherë golin e parë me fanellën e Osijekut, ku nuk gaboi me të djathtën nga brenda zone, dhe tundi rrjetën e portierit kundërshtar.