Laçi ndal Partizanin, Shtubina heroi i ndeshjes

Laçi ka arritur të ndalë Partizanin në javën 22 të Kategorisë Superiore. Takimi u dominua nga të kuqtë por tre pikët i takojnë veriorëve.

I gjithë takimi u vendos në minutën 12 ku Shtubina shënoi gol nga penalltia.

Me këtë humbje, Partizanin qëndron në vendin e parë me 7 pikë më shumë se Teuta e vendit të dytë dhe 8 pikë më shumë se Kukësi. ‘

Demat e kuq’ kishin mundësinë më të mirë sot për të vrarë kampionatin, pasi një fitore e shkëpuste me 10 pikë kur kanë mbetur edhe 14 javë kampionat.

Javën e ardhshme, Partizani pret Flamurtarin në shtëpi, ndërkohë që Laçi luan ndaj Kastriotit në transfertë.