Formacionet zyrtare: Barcelona – Valladolid. Valverde lë pushim disa ‘yje’

Pas dy barazimeve në La Liga, Barcelona dëshiron t’i kthehet fitores duke mposhtur Real Valladolidin në Camp Nou.

Skuadra katalunase është favorite pasi miqtë po kalojnë në një formë të dobët.

Ajo që bie në sy janë ndryshimet e trajnerit Ernesto Valverde, i cili ka vendosur të pushojë Clement Lenglet, Ivan Rakiticin, por edhe Luis Suarezin.

Ja formacionet zyrtare:

Barcelona: Ter Stegen; Sergi Roberto, Pique, Vermaelen, Jordi Alba; Alena, Busquets, Vidal; Messi, Boateng, Dembele.

Valladolid: Masip; Fernandez, Calero, Kiko Olivas, Nacho; Verde, Michel, Anuar, Antoñito; Enes Unal, Sergi Guardiola.