Ekipet kërkojnë Koulibaly, ja çmimi që vendos Napoli

Napoli nuk dëshiron ta shesë mbrojtësin e qendrës  Kalidou Koulibaly.

Por presioni i madh që vjen nga ekipet e mëdha ka bërë që Napolitanët ti vëjnë çmim senegalezit i cili po shkëlqen prej gati dy sezonesh.

Mbrojtësi senegalez, i cili ka luajtur në nivele të larta në vitet e fundit, ka qenë cak i shumë skuadrave, veçanërisht i Manchester United.

‘Calciomercato’ shkruan se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis, ka vendosur të mos dëgjojë asnjë ofertë më të vogël se 150 milionë euro për 27 vjeçarin.

Madje skuadra e Napolit, janë të gatshëm të ulën dhe të diskutojnë nënshkrimin e një kontrate të re me lojtarin.

Kalidou Koulibaly është pjesë e Napolit që nga viti 2014, dhe në 148 paraqitje ka shënuar tetë gola.