Berisha: Policia provokoi protestuesit

Sipas ish-kryeministrit Sali Berisha, kordonin e policisë e çanë vetë policët me provokimet që i bënë qytetarëve.

‘Rama të ishte në zyrë, këtu të qëndronte. Ai s’po rri ja mbathi. Ndërkohë policisë i tha grisi demonstruesit. Skenar i nje mendje djallëzore organizon.

Po të jete burrë duhet të rrijë në zyrë ai e ka vendin në zyre jo tja mbathë dhe të përdhosë sheshin e  Flamurit. Edhe atje do të ketë një dron nga ajri i cili do kërkojë arrestimin në shesh të Ramës, simbolikisht’-tha Berisha.

Kujtojmë se protestuesit çanë kordonin e policisë dhe nisën të çmontojnë skelën tek kryeministria.