FOTO/ Basha tha 'si minj në çark do t’i zëmë', protestuesit shpalosin parullën

Me ide origjinale dhe mesazhe pikante po i afrohen kryeqytetit, autobuzët dhe makina të vogla të mbushura me protestues.

Në njerin prej autobuzëve nga Shkodra, shpaloset mesazhi: Edi Rama ke marrë fund - po vijnë shkodranët si lumë!

Disa të tjerë janë ilustruar edhe me foto, nxitur nga shprehja e kreut të opozitës Lulzim Basha në Pogradec: "Si minj në çark do t’i zëmë më 16 shkurt"./ar.sh/SYRI.NET