Kryemadhi: Nesër para kryeministrisë do të jenë qytetarët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, shprehet se nesër do të jetë dita e qytetarëve dhe jo e politikës.

Sipas saj, nesër para kryeministrisë do të jenë shqiptarët që nuk duhet të lejojnë qeverinë e kriminalizuar të marr peng të ardhmen e Shqipërisë.

“Nesër e gjithë opozita del si qytetare. Edhe unë dal si qytetare, si nënë, si bashkëshorte. Para kryeministrisë do të jenë qytetarët. Shqipëria ka nevojë për bashkimin mbarëkombëtar për ta çuar Shqipërinë drejt Bashkimit evropian. Për ti thënë jo krimit në politikë. Mos lejojmë këtë kupolë të kapur nga krimi i organizuar ta bëjë Shqipërinë vendin me moshën më të vjetër në Europë”, u shpreh ndër të tjera Monika Kryemadhi.

Deklarata e Kryemadhit erdhi gjatë takimit me strukturat e LSI-së në Njësinë nr.11 në Tiranë.