Çështjet e nxehta globale, Mike Pompeo takon Mogherinin në Bruksel

Sekretari amerikan I Shtetit, Mike Pompeo takoi sot në Bruksel Komisioneren për Politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini.

Dy liderët kanë diskutuar lidhur me marrëdhëniet SHBA-BE, situata në Venezuelë dhe mbështetja që i duhet dhënë presidentit të vetëshpallir Juan Guaido dhe Asamblesë Kombëtare, konflikti në Siri dhe takimi i ardshëm i presidentit Donald Trump me liderin koreano-verior Kim Jong Un.

Nuk ka mbetur pa I diskutuar as zhvillimet e fundit në Ballkan, ku në focus kryesor ka qenë marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë.

Numri dy I Shtëpisë së Bardhë dhe kryediplomatja e Brukselit ranë dakord të punojnë së bashku në të gjitha çështjet e sipërpërmendura.