Ribery ndryshon mendje, nuk e tradhton Bayernin

Bayerni i Mynihut duket se në fund të sezonit do t’i nënshtrohet një revolucioni të sigurt.

Dy janë largimet e sigurta deri më tani. Arjen Robben dhe Rafinha do të përbëjnë të shkuarën e bavarezëve.

Gjithashtu flitet se Hummels dhe Boateng nuk do të jenë pjesë e ekipit sezonin që vjen.

Por një lajm i mirë ka ardhur nga Ribery që ka qetësuar sot tifozët dhe ka hedhur poshtë çdo lajm që flitej se mund të largohej, pasi ai do të rinovojë dhe do të vazhdojë me Bayernin.

Ai ka thënë: “Mes meje dhe Bayernit ka një histori të madhe dashurie. Unë kam kaluar këtu dy të tretat e karierrës time dhe i jam shumë mirënjohës klubit që më pranon pa kushte. Nuk do ta tradhëtoja Bayernin për një klub tjetër”.

Ribery është pjesë e bavarezëve që në vitin 2007, kur skuadra nuk kishte këtë shkëlqim që ka sot.

Francezi ka qenë një ndër lojtarët kryesorë që kanë sjellë sërish buzëqeshjet te kampionët e Gjermanisë.