FOTO/ 'I sëmuri psikik po hedh zhavorr në autostradën Tiranë-Durrës'

Vijojnë denoncimet në lidhje me rrugët e bllokuara në vigjilje të protestës së opozitës më 16 shkurt. Pas qytetarëve, më i fundit vjen nga deputeti i PD-së për Elbasanin, Endri Hasa.

Sipas tij, po hidhet zhavor në autostradën Tiranë-Durrës për të penguar qarkullimin e qytetarëve dhe pjesëmarrjen e tyre në protestën e së shtunës.

Postimi i plotë i deputetit Hasa:

I sëmuri psikik po hedh zhavorr në autostradën Tiranë Durrës që të pengojë me çdo kusht qarkullimin e lirë të njerëzve. 
Thuhet që cmenduria e tij nga frika e madhe që e ka pushtuar do shkoje deri atje sa te shembe dhe hyrjen e tunelit te Elbasanit qe te bllokojne dhe kete hyrje drejt Tiranes.
Edi Rama të tërhiqet sa seshte vonë se ndryshe protestuesit do ta marrin përpara bashkë me zhavorrin qe ka hedhur për ta hedhur dhe atë vetë në lumë në 16 Shkurt!
Qytetarët e lirë do marrin në dorë fatet e tyre në 16 Shkurt dhe do tja rikthejnë Shqipërinë qytetareve.
Tik Tak Tik Tak gongu final po afron.
#16shkurt #protesto