Kryesuesi i kampionatit grek kërkon mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

Enea Mihaj mbrojtësin e Kombëtares të cilin para disa javësh e donte Benfika, duket se po kërkohet me ngulm nga kryesuesit e kampionatit grek, që është PAOK-u.

Mihaj momentalisht luan te Panetolikos dhe mediat greke bëjnë me dije se skuadra e Selanikut po e kërkon mbrojtësin e Kombëtares me ngulm.

Interesimi është i madh, por edhe klubi që e ka në pronësi lojtarin nuk ka ndërmend ta lëshojë për shifra të ulëta.

Ai është kthyer në një titullar të padiskutueshëm në skuadrën e tij dhe në shtator të vitit që lamë pas debutoi me Kombëtaren shqiptare, ku ka luajtur dy ndeshje.

Mihaj është vetëm 20 vjeç dhe luan në qendër të mbrojtjes, ai ka lindur në Greqi, por përfaqëson fanellën kuqezi.