Hakmarrje e shpejtë. PS kërkon shkarkimin e Palokës nga nënkryetar i Kuvendit

Pasi garda e Republikës njoftoi se ka nisur një hetim për aktin e depuetit të Partisë Demokratike, Edi Paloka në senancën e sotme parlamentare, mazhoranca ka paralajmëruar edhe një hakmarrje administrativo-politike.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla deklaroi menjëherë pas ngjarjes ku Paloka përleu me bojë fytyrën e kryeministrit, se javën e ardhshme PS do depozitojë në kërkesën për shkarkimin e tij nga nënkryetar i Kuvendit.

‘Ne si grup parlamentar i PS do të depozitojmë një kërkesë javën e ardhshme për shkarkimin e Edi Palokës nga nënkryetar i Kuvendit’, paralajmëroi Balla përpara gazetarëve menjëherë pas seancës.