FOTO/ Protesta e 16 Shkurtit, shqiptarët e Londrës shprehin mbështetjen

Shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në Londër, së bashku me kreun e degës së Partisë Demokratike atje, Naim Hasani, kanë zhvilluar një aktivitet përpara Parlamentit Britanik në shenjë solidariteti dhe mbështetje për protestën e qytetarëve shqiptarë të mbështetur nga opozita shqiptare, e cila do të mbahet më 16 shkurt në Tiranë.

”Ju bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të ndershëm në Shqipëri dhe diaspore kudo qe janë, ti bashkohen kësaj proteste.

Shumica dërrmuese e shqiptarëve ka mjaft arsye për ti thënë JO, shkatërrimit të demokracisë, largimit masiv nga trojet shekullore dhe shuarjes totale të shpresës tek rinia shqiptare, nga Rilindja dhe qeverisja me bandat dhe krimin, kundër uzurpimit të parlamentit shqiptar nga elemente të rrezikshëm kriminale dhe oligarkë, kundër fenomenit te turpshëm të shitblerjes se votës me paratë e krimit, me pasoja shkatërrimtare për rendin demokratik ne Shqipëri”, u shpreh kreu i degës së PD-së në Londër.