Droga e madhe në Kapshticë, dy të arrestuar/ Ja emrat

Një sasi madhe droge është kapur mbrëmjen e sotme në doganën e Kapshticës nga agjentët e anti kontrabandës.

Dy shoferë janë vënë në pranga deri më tani. Ata janë Zija Hidri dhe Ardian Sako, ndërsa kamionë e mbushur me krunde ishin nisur nga Tiranë për në Greqi.

Droga është gjetur në dy kamionë, njëri me targa AA 874 UZ që udhëtonte drejt Greqisë.

Lënda narkotike e dyshuar si kanabis sativa ishte fshehur në disa thasë në kamionët që transportonin krunde drejt vendit fqinj.

Ende nuk dihet sasia e saktë, por burimet thonë se sasia është shumë e madhe dhe janë duke u bërë veprime nga agjentet e antidrogës për ta peshuar.

Njoftimi paraprak i policisë

Policia Kufitare në bashkëpunim me Autoritetet Doganore, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë operative, godasin një tentativë të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të detajuar në vijë të dytë duke përdorur qen antidrogë dhe më pas edhe gjatë skanimit, Policia Kufitare dhe Dogana kanë konstatuar në dy kamione lëndë narkotike.

Po vijon kontrolli i imtësishëm i dy mjeteve.

Për arsye hetimore, nuk bëjmë me dije të dhëna të tjera.