Galiani s’e harron Milanin: Po më pëlqen me dyshen Paqueta-Piatek

Adriano Galiani shqetësohet gjithmonë për Milanin. Tashmë në një post drejtuesi te Monza, është rikthyer të flasë për kuqezinjtë.

Pjesa që atij i pëlqen të komentojë më është shumë është merkato, ku Milani ka afruar Paquetën dhe Piatek.

Më pëlqen ky Milan, janë forcuar shumë në janar. Me Paqueta e Piatek mund të luftojnë deri në fund për Championsin. Piatek më kujton Shevçenkon, e mendova menjëherë diçka të tillë, sapo e pashë. Ëndrra ime është që Piatek-Paqueta të bëhen si Kaka-Shevçenko. Lojtarët kanë ndryshuar po Gattuso ka luajtur me 4-3-3”, përfundon Galiani.