Rinisin kritikat për Pogba: Duhet të mësojë të luajë futboll

PSG ka marrë një fitore mëse të merituar mbrëmjen e djeshme përballë Manchester United.

Parizienët kanë dominuar ndaj anglezëve dhe i kanë lënë në hijë gjatë gjithë 90 minutëshit.

Por më i dobëti nga të gjithë në fushën e lojës ishte Paul Pogba. Këtë nuk e thotë një media e çfarëdoshme, por francezja “L’Equipe”, e cila e ka vlerësuar kampionin e botës me notën 3, që ishte më e ulëta.

Gjithashtu edhe kritikat nga shumë ish-lojtarë dhe analista kanë qenë “vrastare”.

Legjenda e United, Roy Keane, ka qenë një nga ata që e kanë kritikuar rregullisht francezin.

“Nuk kam çfarë të them për Pogbanë. Ai duhet të mësojë të luajë futboll”, tha Keane.