U arrestua para një jave, reperi i njohur fiton lirinë

Reperi 21 Savage ka fituar lirinë sot thanë pëediat avokatët e tij.

26-vjeçari, emri i vërtetë Shayaa Bin Abraham-Joseph, u arrestua javën e kaluar nga agjentët amerikanë të emigracionit.

Ata thonë se ai është britanik dhe ka hyrë ilegalisht në SHBA.

Ai u shpërngul në SHBA në korrik 2005, 12 vjeç dhe nuk arriti të largohej kur viza e tij skadoi një vit më vonë, thonë zyrtarët e SHBA. Imigracioni dhe Zbatimi i Doganave (ICE) thanë se muzikanti është një kriminel i dënuar.

Avokatët e tij kanë akuzuar zyrën e Imigracionit dhe Zbatimit të Doganave qëe kërcënojnë reperin për largimin nga vendi.

Ata thonë se ai erdhi në SHBA nga Mbretëria e Bashkuar në vitin 1999, shtatë vjeç.