Ishte dënuar me 7 vite burg, ekstradohet nga Italia 62-vjeçari

Zyra e Qendrore e Interpolit në Tiranë ka bërë të mundur ekstradimin në Shqipëri të një shtetasi 62-vjeçar, i cili ishte dënuar në vendin tonë me 7 vite burg me akuzën e vjedhjes e mbetur në tentativë të një banke të nivelit të dytë në qytetin e Elbasanit.

Bëhet me dije se shtetasi me inicialet  B.P, i cili ishte me vendbanimin në Pontinia të Italisë, është dërguar në vendin tonë ku është dënuar me 7 vite burgim.

“Nga Z.Q.K Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Roma/Itali drejt vendit tonë, i shtetasit B.P, 62 vjeç, banues në Pontinia/Itali. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Z.Q.K Interpol Tirana, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, me datë 23.07.2015, e ka dënuar me 7 vjet burg për veprat penale “Vjedhja e bankave dhe arkave të kursimit”, mbetur në tentativë dhe “Falsifikimi i dokumenteve”, thuhet në deklaratën zyrtare të Interpol Tirana.

Por cila është ngjarja për të cilën është dënuar 62-vjeçari?

Në vitin 2012 në filialin e një banke të nivelit të dytë  në Elbasan, shtetasi B.P,  ka paraqitur një vërtetim bankar të falsifikuar me një shumë të konsiderueshme në Euro në llogarinë e tij.