Homazhe te klubi i fëmijërisë, trupi i Emiliano Sala niset drejt Argjentinës

Trupi i Emiliano Sala do të dërgohet në Argjentinë.

Sulmuesi argjentinas do të rikthehet në klubin e tij të fëmijërisë, Atletico Social San Martin, ku do të zhvillohen homazhet për t’i dhënë lamtumirën e fundit.

Trupi i pajetë i tij të premten do të rikthehet në vendlindje, ndërsa në fundjavë do të bëhet varrimi i tij.

Trupi i pajetë i Salas u gjet javën e kaluar, pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte nga Franca për në Cardiff ishte rrëzuar në brigjet e Anglisë.

Argjentinasi ishte duke kryer transferimin 20 milionë euro nga Nantes për në Cardiff City, por aeroplani u rrëzua për shkak të kushteve të këqija atmosferike.