Shembje të tjera shtëpish në Tiranë: banorët e Komunës së Parisit përplasen me policinë

Një përplasje e fortë mes Policisë dhe disa banorëve, që ka përfunduar me rrahjen me shqelma nga pilici të një gruaje ka ndodhur në rrugën Komuna e Parisit në Tiranë.

Arsyeja është e njejta: shembja e shtëpive në këtë rrugë nga Inspektoriati i Territorit për zgjerimin e rrugës që shkon në krah të shkollës “Kristaq Rama”.

Përtej faktit se çështja është ende në gjyq, pronarët e shtëpive protestuan me forcë kundër shembjes së shtëpisë pa një urdhër, pa një vendim, por dhunshëm.

Sipas njerit prej tyre, po ndodh ajo që nisi tek Unaza e Re, vazhdoi në Selitë dhe po shtrihet. I riu akuzoi Artan Lamen, kreun e ALUIZNI-t, i cili i mashtroi me legalizim kur deshi votat dhe vetëm disa muaj më pas erdhi dhe u shembi shtëpitë.

Ja ç’treguan qytetarët:

Një burrë: Vetëm dy shtëpi duan të prishin këtu, sepse “Krista Rama” (shkolla) vjen ngushtë dhe këtej po vjen në  zgjerim. Vetëm për dy shtëpi bëhet kjo, sepse i kanë hedhur në gjyq.bëhet për inat pse i kemi hedhur në gjyq.

Erdhi ajo e INUK-ut, dje. Një grua tha na morët në qafë. Vjen polici e ia fut gruas së huaj me shqelma, e morën me ambulancë. Po sillni një vendim! Si u prishka shtëpia?! Një shtëpi këtu, një shtëpi atje! Si qenka kjo?!  

Pronarja e shtëpisë: Unë kam hallin e shtëpisë sime. Rruga, thonë këta që kanë ardhur për të bërë projektin, tek “Kristaq Rama” është lënë në drejtim të trotuarit. “Kristaq Rama” ka rrugë atje dhe mund të hapet edhe më shumë, si do të na prishë shtëpinë?

Burri: Edhe shtëpinë e prishin, edhe 5 milionë lekë gjobë! 12 milionë lekë ka hedhur ai atje dhe tani i thonë ta prishin!

Hyn një djalë i ri: Ka dhe një problem për inertet. Loja është një çikë e fshehtë dhe s’e tregojnë. Përfaqësuesi i tokës, x e y thotë do ta prish shtëpinë e kësaj zonjës se më leverdis mua ta bëj pallat. Që të mos i paguajë landfillit të Sharrës 5 milionë lekë, t’ia paguajë kjo, që s’ka bukë të hajë, si puna ime që mbledh nëpër kazanë të plehrave.

Kjo është qeveria jonë. T’i paguajë kjo 5 milionë lekë INUK-ut e të mos ia paguajë bashkia për traversën e rrugës. Që firma ta bëjë me lekët e popullit dhe kjo është që mbajnë sekret.

Kështu e bënë dhe në Selitë. Kështu do ta bëjnë edhe në Unazë të Re. Kështu do ta bëjnë në çdo vend. Se lamja kur desh votat, ia dhamë në Selitë ne të njësisë 5. Pas 4 muajsh erdhi dhe na nxori pa shtëpi./ar.sh/SYRI.NET