Chelsea i Abramovichit i gatshëm për të nënshkruar me Zidanen

Maurizio Sarri është në “fije të perit” dhe shkarkimi i tij pritet të vijë shumë shpejt për shkak se skuadra e Chelseas është në krizë rezultatesh.

Zinedine Zidane është objektivi kryesor i drejtuesve të Chelsea-t për zëvendësimin e Maurizio Sarrit.

Mësohet se londinezët janë gati të formulojnë një ofertë për francezin, që ka marrë një vit pushim pas aventurës tepër të suksesshme në krye të Realit të Madridit, ku fitoi 3 Champions radhazi një dhe titull të La Ligas.

Ideja e Roman Abramovichit është të marrë Zidane, për të bindur mesfushorin belg, Eden Hazard, që të rinovojë kontratën dhe të injorojë interesimin e vazhdueshëm dhe serioz të Realit të Madridit.