Solskjaer analizon dështimin: Ja arsyeja përse PSG-ja na mposhti në Champions

Solskjaer ka folur pas humbjes 2-0 në “Old Trafford” ndaj PSG-së në ndeshjen e vlefshme për fazën e 1/8 të Champions Leagues.

Në një deklaratë për mediat, tekniku norvegjez theksoi se eksperienca e kundërshtarit bëri diferencën.

 “U Duk si një ndeshje e barabartë, sidomos në pjesën e pare ku skuadrat po studionin njëra-tjetrën.

“Në pjesën e dytë, ata shënuan nga një goditje standarde, ku duhet të ishim treguar më të kujdesshëm, dhe morën zemër.

“Ata kanë eksperiencën dhe kjo bëri diferencën, ndërsa u duk qartë se ne kishim kohë pa luajtur një ndeshje në një nivel të tillë.

“Dëmtimet e Martial dhe Lingard ndryshuan ndeshjen? Jo, sepse u futën lojtarë si Alexi Sanchez, me cilësi të madhe.

“Pogba ishte i pafat, pasi donte të mbante topin. Megjithatë asgjë s’ka mbaruar. Duhet të përmirësohemi, por kjo ndeshje na ka kthyer me këmbë në tokë.”