VIDEO/ Tifozët e United i hedhin shishe birre afër këmbëve, shihni çfarë bën Di Maria

Një episod interesant ka ndodhur mbrëmjen e sotme në sfidën e “Old Trafford” mes Manchester United dhe PSG.

Në një moment të sfidës, tifozët e United i hedhin një shishe birre Di Marias, pranë këmbëve të tij.

Argjentinasi i PSG-së e merr dhe e afron pranë gojës, por në momentin e fundit, e hedh jashtë vijave shishen prej qelqi.

I pranishëm në atë çast aty pranë, është edhe arbitri kryesor i sfidës, dhe Di Maria i bën me shenjë që nuk bëri asgjë.