Starova: Kukësi mori një goditje të rëndë

Ish-trajneri i Partizanit, Sulejman Starova, është i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive”.

I pyetur për disfatën e Kukësit ndaj Tiranës, Starova u shpreh: “Tirana luajti më mirë se Kukësi dhe shumë herë më mirë në pjesën e parë. Kukësi e ekzagjeroi pak si shumë me topin e gjatë. Ti mund të harxhosh para, por duhet të jesh i kujdesshëm, do kohën e vet kur investohen. Një mori lojtarësh që vjen në janar nuk është mirë. Më rezulton që Tirana e Partizani kanë afruar lojtarë që të rritin konkurrencën që nga stoli apo duke kërkuar formacionin.

Shameti nuk mund të rrijë kaq shumë para kur ka shumë lojtarë ofensivë në fushë. Po të shohësh rreshtimin te goli, është shumë gabim. Po të dilte ndeshja barazim, Kukësi do të dilte jo me këtë humbje, se kishte kundërshtar të fortë përpara. Ka dalë i dëmtuar, ka marrë një goditje të fortë”, u shpreh Starova.