VIDEO/ Juventus ‘heq qafe’ edhe Sassuolon, në superformë për Atleticon

Juventusi ka marrë një fitore të pastër ndaj Sassuolos në transfertë me rezultatin 0-3.

Kështu bardhezinjtë e çojnë sërish në 11 pikë diferencën nga vendi i dytë që mbahet nga Napoli.

Ishte Khedira ai që ka kaluar në epërsi bardhezinjtë në minutën e 23-të, duke përfituar nga grushtimi i portierit pas gjuajtjes së Ronaldos.

Në pjesën e dytë, Cristiano Ronaldo me kokë dyfishon shifrat dhe Emre Can në minutën e 86-të vulos gjithçka me një aksion fantastik të kampionëve të Italisë.

Juventusi kështu ka hequr dhe një ndeshje tjetër në një transfertë jo të lehtë dhe ka bërë një diferencë, që do ta lërë disi më të qetë të luajë ndeshjet me Atleticon e Madridit në Ligën e Kampionëve.