Kukësi-Tirana/ Formacionet zyrtare

Në stadiumin e Kamzës, luhet takimi mes Kukësit dhe Tiranës i vlefshëm për javën e 21 të Kategorisë Superiore. Si verilindorët, ashtu edhe bardheblutë kanë si synim vetëm marrjen e 3 pikëve në këtë takim duke qenë se asnjë rezultat tjetër nuk iu bën punë në objektivat që kanë dy skuadrat.

Duke ditur vështirësinë e ndeshjes, dy trajnerët kanë hedhur në fushë formacionet më të mira në dispozicion ku bardhebluve iu rikthehet edhe Edon Hasani, ndërkohë që Halilit i është besuar sërish një vend titullari. Nga ana tjetër, Cungu ka preferuar sërish Shkurtajn, duke lënë në stol Rexhinaldon dhe Valdet Ramën. Edis Maliqi edhe këtë takim është në stol, pasi Cungu nuk do ta rrezikojë duke qenë se vjen nga një dëmtim.

Formacionet:

Kukësi: Frashëri, Teqja, Cuculi, Shameti, Krasniqi, Rrumbullaku, Dzaria, Kordeiro, Et’hemi, Rroca, Shkurtaj
Trajner. Armando Cungu

Tirana: Abibi, Doka, Turtulli, Imami, Hoxhallari, Karabeci, Daja, Hasani, Greca, Ngo, Halili
Trajner. Ardian Mema

Gjyqtarë: Eldorjan Hamiti, Ridiger Çokaj, Emigers Ganxhi, Rudin Preça
Gjyqtarë linje: Juxhin Xhaja, Indrit Myrtja