VIDEO/ Partizani marshon drejt titullit, mposht Kastriotin

Partizani vijon rrugëtimin drejt titullit kampion pasi së fundmi ka fituar përballë Kastriotin.

Të besuarit e Skënder Gegës kanë mposhtur 2-0 Kastriotin në sfidën e vlefshme për javën e 21-të të Kategorisë Superiore, shkruan SYRI.net.

Dy golat e ndeshjes u shënuan në pjesën e dytë nga Telushi (52’) dhe Bardhi (60’) me Partizanin që tashmë e gjen veten në kuotën e 46 pikëve, 8 më shumë se ndjekësit e Kukësit që do të përballen ditën e nesërme ndaj Tiranës.

Në stadium i pranishëm për të ndjekur këtë përballje ishte dhe trajneri i Kombëtares, Christian Panucci.