Real në alarm/ Ramos rrezikon pezullimin nga të gjitha kompeticionet

Real Madrid sot përballet me Atletikon e Madridit, por e gjithë vëmnedja po kalon tek kapiteni Sergio Ramos.

Spanjolli mund të pezullohet nga të gjitha kompeticonet.

Kapiteni i Realit është një karton të verdhë larg skualifikimit në të  tre kompeticionet. 

Nëse në kampionat do të ishte i mirëpritur një karton i verdhë i mundshëm, duke parë se ndeshja pasardhëse do të jetë kundër Girona-s, pas së cilës vjen sfida me Barçën, e njëjta gjë nuk mund të thuhet për kompeticionet e tjera. 

Problemi i vërtetë do të krijohej në Kupën e Mbretit dhe Champions League. Ramos, në rast ndëshkimi, do të humbte finalen e Kupës së Mbretit dhe nuk do të ishte në gjendje të ndihmonte ekipin e tij në 1/8-at e Champions-it.